Conference League: Vllaznia turpërohet në Kosovë, Malisheva fiton me “manita”
15 Korrik 2026 18:54 Telesport Vllaznia është eliminuar nga UEFA Conference League, pasi u munden 5-0 nga Malisheva në ndeshjen e kthimit të raundit të parë, e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini e mbylli pjesën e parë në disavantazh me dy gola, ndërsa në fraksionin e dytë vendasit shënuan edhe tre herë të tjera, duke dominuar takimin dhe përmbysur rezultatin e përgjithshëm të ndeshjes. Në sfidën e parë, të luajtur në Shkodër, Vllaznia kishte fituar 2-1, por kjo nuk mjaftoi për të siguruar kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League. Me këtë humbje, kuqeblutë e mbyllin aventurën e tyre në Conference League për këtë sezon.
Burimi:
telesport.al