Conference League: Elbasani i pafat në transfertë, vendosin penalltitë

Conference League: Elbasani i pafat në transfertë, vendosin penalltitë

16 Korrik 2026 21:14 Telesport Rrugëtimi europian i AF Elbasanit në UEFA Conference League është mbyllur në raundin e parë kualifikues, pas një përballjeje të fortë dhe të ekuilibruar ndaj BATE Borisov. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, verdheblutë zhvilluan një tjetër paraqitje pozitive në sfidën e kthimit, të luajtur në stadiumin “Mehdi Huseynzade”. Takimi përfundoi pa gola në kohën e rregullt dhe në shtesë, me të dyja skuadrat që nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës gjatë 120 minutave të lojës. Elbasani tregoi organizim, disiplinë taktike dhe garë deri në fund përballë një kundërshtari me përvojë në kompeticionet europiane, duke mbajtur të hapur çështjen e kualifikimit deri te goditjet nga pika e bardhë. Fati i sfidës u vendos te penalltitë,...