Conceiçao bën premtimin e madh: Të zhgënjyer, por e nesërmja do të jetë një fillim i ri për Juve

Conceiçao bën premtimin e madh: Të zhgënjyer, por e nesërmja do të jetë një fillim i ri për Juve

28 Maj 2026 10:26 Telesport “Tifozë të Juventus, e di që nuk ka fjalë që mund të shprehin sa të frustruar dhe të zhgënjyer jemi që nuk i arritëm qëllimet tona.” Kështu filloi postimi i Francisco Conceiçao në profilin e tij në Instagram. “Ne nuk ia dolëm mbanë dhe ju, që jeni shpirti i këtij klubi, nuk e meritoni,” shtoi portugezi pas zhgënjimit të Juventus për t’u kualifikuar në Champions League sezonin tjetër, pasi zuri vendin e gjashtë. “Megjithatë, në jetë gjithçka është një fillim i ri dhe ne do të bëjmë atë që ky klub është mësuar gjithmonë: të ngremë kokën dhe të punojmë edhe më shumë për t’u rikthyer në triumf dhe për ta sjellë klubin aty ku me të vërtetë meriton të...