Como “thyen” Lazio-n, ekipi i Fabresgas rikthehet te fitorja, presion ndaj Juventusit

Como “thyen” Lazio-n, ekipi i Fabresgas rikthehet te fitorja, presion ndaj Juventusit

Como fiton bindshëm Monday Night-in e javës së 21-të të Serie A, duke mundur Lazion 3-0 në “Olimpico”, duke u rikthyer menjëherë tek fitoret, pas disfatës në ndeshjen e fundit ndaj Milanit. Ndeshja zhbllokohet menjëherë: pas vetëm dy minutash Baturina shënon me të djathtën, me topin që devijohet lehtë nga Romagnoli dhe mashtron Provedelin. Lazio provon të reagojë me Cancellierin, por gjen përballë një Butez të vëmendshëm. Në minutën e 24-t, Como dyfishon: pas një topi të mbetur në zonë, Nico Paz është më i shpejti dhe dërgon topin në rrjetë. Pak më vonë, miqtë fitojnë edhe një penallti, por Provedel shpëton Lazion duke pritur goditjen e Nico Paz. Në fillim të pjesës së dytë vjen goli i tretë: Baturina shërben me takë për Nico...