Çmenduri! Leipzig vendos çmimin e frikshëm për Yan Diomande. Tërhiqen Liverpool dhe PSG

Çmenduri! Leipzig vendos çmimin e frikshëm për Yan Diomande. Tërhiqen Liverpool dhe PSG

27 Qershor 2026 13:44 Telesport Ashtu siç edhe pritej, Yan Diomande është një nga personazhet kryesore të merkatos së verës. Për momentin, anësori është totalisht i fokusuar me Bregun e Fildishtë në Botëror, ku ka rënë në sy me paraqitjet e tij të mira. Në anën tjetër, Diomande vazhdon të lakohet përditë në merkato. Bild zbulon se Leipzig ka vendosur shifrën 112 milionë euro, duke befasuar sidomos dy ekipet më të interesuara për 19-vjeçarin që janë Liverpool dhe PSG. Sipas raportimit në fjalë, çmimi i vendosur nga Leipzig ka bërë që Liverpool dhe PSG të tërhiqen disi, duke mos qenë të sigurt për shpenzimin e madh që do të bënin në këtë rast. Diomande u transfera nga Leganes te Leipzig verën e kaluar për 20...