Chivu zbulon sekretet e Interit të tij: Nuk mendova kurrë se grupi kishte mbaruar, duhej të hiqnim egon

Chivu zbulon sekretet e Interit të tij: Nuk mendova kurrë se grupi kishte mbaruar, duhej të hiqnim egon

6 Qershor 2026 14:31 Alfred Lleshi Cristian Chivu dha një intervistë të gjatë për DAZN, ku analizoi sezonin e tij tek Interi, të mbyllur me fitimin e Serie A dhe Kupës së Italisë. Ai kujtoi edhe vështirësitë e fillimit, kur mori drejtimin e skuadrës nga Inzaghi pas humbjes së rëndë në finalen e Champions League ndaj PSG-së. “Nuk jam tipi që përgatit fjalime, orientohem sipas ndjesive. Nuk kam pasur kurrë përshtypjen se grupi kishte mbaruar, sepse vlerësoja rrugëtimin e skuadrës sezonin e kaluar dhe guximin për të mbetur konkurruese në çdo front. Trofetë nuk duhet të bëhen obsesion, sepse obsesionet krijojnë pritshmëri dhe pritshmëritë mund të sjellin zhgënjime. Tek Interi nuk ka rregulla, por standarde që duhet të jenë gjithmonë të larta. Ideja ime ishte...