Chiesa: Uroj që ky sezon të jetë një fillim i ri për mua te Liverpool nën drejtimin e Iraola

Chiesa: Uroj që ky sezon të jetë një fillim i ri për mua te Liverpool nën drejtimin e Iraola

Sulmuesi i Liverpool, Federico Chiesa, shpreson të ketë një fillim të ri nën drejtimin e trajnerit të ri të “reds”, Andoni Iraola. italiani ka nisur si titullar vetëm një ndeshje në Premier League në dy sezone nën drejtimin e paraardhësit të tij, Arne Slot. 28-vjeçari italian, u aktivizua nga stoli për të shënuar golin e tretë të ekipit të tij në fitoren 4-2 të së shtunës, në ndeshjen parasezonale kundër Sunderland. Kjo ishte ndeshja e parë të Iraola në krye të klubit. “Bisedat e vetme që pata ishin për presionin dhe taktikat. Nuk e di, është e vështirë të thuhet se si do të jetë e ardhmja. Gjithmonë është një fillim i ri në fillim të vitit. Ndoshta ka pasur shumë fillime të reja”, tha...