Chiesa dhe Kessie, Juventusi me objektiva të qartë në merkato
Klubi i Juventusit ka nisur kontaktet zyrtare me përfaqësuesit e Federico Chiesas për një rikthim të mundshëm në Torino gjatë janarit. Propozimi bazohet në formulën e huazimit deri në fund të sezonit, pasi lojtari ka hapësira të kufizuara te Liverpooli. Gjatë këtij edicioni në Premier League, sulmuesi italian ka regjistruar vetëm një ndeshje si titullar dhe ka shënuar dy gola. Rikthimi në Serie A konsiderohet nga lojtari si një mundësi për të siguruar më shumë minuta dhe për të ruajtur vendin në kombëtaren italiane. Megjithatë, Liverpooli nuk ka shprehur gatishmëri për ta lejuar largimin e tij, për shkak të angazhimit të Mohamed Salah në Kupën e Afrikës. Përveç Juventusit, interes për shërbimet e Chiesas kanë shfaqur edhe klubet e Romës dhe Napolit. Paralelisht, Juventusi po...
Burimi:
sot.com.al