Chiellini: Humbja ndaj Fiorentinës, padyshim sinjal shumë negativ

Chiellini: Humbja ndaj Fiorentinës, padyshim sinjal shumë negativ

18 Maj 2026 13:02 Alfred Lleshi Giorgio Chiellini, aktualisht drejtor futbolli dhe strategjie te Juventusi, ndërhyri përmes lidhjes online në prezantimin e Memorialit të 24-t “Niccolò Galli”, që po zhvillohet në Firence. “Më vjen keq që nuk jam aty me ju. Shoh shumë miq në sallë dhe shpresoj të vij vitin tjetër personalisht”, – tha ai. Duke folur për lidhjen me Fondacionin Galli, Chiellini kujtoi: “Pata fatin ta njihja Niccolò Galli, ishte vetëm një vit më i madh se unë. Fatkeqësisht nuk luajtëm kurrë bashkë, por e kam ndjekur nga afër atë rrugëtim. E falënderoj shumë për çmimin e karrierës, shpresoj të lë pas vlerat që kam përfaqësuar”. Më pas u ndal tek eksperienca me Fiorentina: “Personalisht kam qenë shumë mirë, edhe pse ishte një sezon...