Cherki mbron Francën multikulturore: Forca jonë është diversiteti, diçka madhështore

Cherki mbron Francën multikulturore: Forca jonë është diversiteti, diçka madhështore

15 Qershor 2026 12:12 Alfred Lleshi Në prag të debutimit në Botërorin 2026 kundër Senegalit, kombëtarja franceze është përballur edhe me polemika jashtë fushe, të lidhura me lojtarët me shtetësi të dyfishtë dhe kritikat në rrjetet sociale. Federata publikoi një video me një nga fytyrat e brezit të ri, Rayan Cherki, një nga talentet më të shumëpritur të turneut. Cherki iu përgjigj kritikave dhe foli për identitetin e tij: “Të jem i sinqertë, nuk e kuptoj pse disa njerëz nuk më pëlqejnë. E imagjinoj që profili im mund t’i shqetësojë disa. Ndoshta mjekra ime, ndoshta ngjyra e lëkurës, por për mua, pikërisht kjo na bën më të fortë”. Ai theksoi edhe forcën e kombëtares franceze: “Kur shikoj kombëtaren franceze, shoh diçka madhështore: shumë diversitet, shumë...