Chelsea vazhdon tatëpjetën, Man. United mjatohet me një gol por merr 3 pikët në “Stamford Bridge” (video)

Chelsea vazhdon tatëpjetën, Man. United mjatohet me një gol por merr 3 pikët në “Stamford Bridge” (video)

18 Prill 2026 22:54 Telesport Chelsea ka pësuar humbjen e katërt rresht në Premier League. “Blutë” janë mposhtur sot në “Stamford Bridge” me reuzltatin minimal 0-1 nga Manchester United, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të. Për “Blutë” nisi keq ndeshja, kur vetëm pas 16 minutash lojë, Estevao u dëmtua dhe në vend të tij u aktivizua Alejandro Garnacho, ish-lojtar i “Djajve të Kuq”. Sfida u zhbllokua në minutën e 43-të, ku pas një asisti të Bruno Fernandes, ishte Matheus Cunha, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të lehtë brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për “Djajtë e Kuq”. Në minutëne 57-të, Chelsea i afrohet golit të barazimit, por goditja me kokë e Liam Delap ndalet në traversë. Në minutën...