Championsi detyrim, Juve e Spalletti-t tenton “TOP4”, nis projekti për sezonin e ardhshëm

Championsi detyrim, Juve e Spalletti-t tenton “TOP4”, nis projekti për sezonin e ardhshëm

Juventusi i ri kalon nga rrugëtimi që bardhezinjtë do të kryejnë gjatë këtij sezoni. Vendi i 5 për momentin për “Zonjën e Vjetër”, ndërsa objektivi I ekipit torinez do të jetë mbërritja në “Top4”, për të siguruar Championsin sezonin e ardhshëm Juventusi i sezonit të ri pritet të mbajë gjithnjë e më shumë vulën e trajnerit Luciano Spalletti. Pasi mori drejtimin e skuadrës gjatë sezonit dhe punoi me një grup të ndërtuar nga të tjerët, tekniku italian tashmë po mendon për një ekip më të përshtatur me idetë e tij. Shumë nga planet e merkatos do të varen nga kualifikimi në Champions League, pasi të ardhurat nga kompeticioni më i rëndësishëm europian do të kenë ndikim të madh në strategjinë e klubit. Objektivi kryesor i...