Champions, transferta angleze. Flick ka vetëm dy dilema për formacionin ndaj Newcastle

Champions, transferta angleze. Flick ka vetëm dy dilema për formacionin ndaj Newcastle

10 Mars 2026 8:18 Alfred Lleshi Pak dyshime për formacionin titullar që do të zbresë në fushën e “St James’ Park”, përballë Newcastle United, në ndeshjen e parë të 1/8 finaleve të Champions League. Mungesat që ka trajneri Hansi Flick e bëjnë formacionin pothuajse të qartë, ndërsa rotacionet në Bilbao ndaj Athletic Bilbao dhanë sinjale evidente në këtë drejtim. Skuadra është e përqendruar për një ndeshje ku nuk lejohet gabimi, me presing të lartë, organizim dhe intensitet; elementë kyç të “metodës Flick”. Megjithatë mbeten dy dilema. E para është në mbrojtje: Ronald Araújo ka gjasa të startojë, duke lënë jashtë João Cancelo për më shumë siguri në prapavijë. Kjo do të zhvendoste Eric García në krahun e djathtë dhe Gerard Martín në të majtin. Dyshimi tjetër...