Champions League: Real Madrid luan tenis ndaj Monaco, Napoli nuk di të fitojë. Olimpiacos dhe Ajax me fitore të rëndësishme (video)

Champions League: Real Madrid luan tenis ndaj Monaco, Napoli nuk di të fitojë. Olimpiacos dhe Ajax me fitore të rëndësishme (video)

Napoli rrezikon shumë në Champions League, pas barazimit 1-1 në transfertën ndaj Copenhagen. Për italianët shënoi i zakonshmi Scott McTominay në minutën e 39-të, skocezi u tregua i saktë në goditje me kokë pas një topi të ardhur nga këndi. Vendasit luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 35-të, Delaney u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të rrezikshmë ndaj kundërshtarit. Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 72-të me Jordan Larsson, i cili pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, e korrigjoi direkt gabimin, duke dërguar në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja e portierit Milinkovic-Savic. Penalltia u shkaktua nga ndërhyrja e gabuar në zonë e Alessandro Buongiorno ndaj Mohamed Elyounoussi. rezultati final, 1-1. Të dyja ekipet momentalisht...