Champions League/ Bayern “tenis” me Atalantën, Atletico shkatërron Tottenham! Newcastle-Barcelona me llogari të hapura
Bayern Munich ka mbyllur pothuajse kualifikimin për në çerekfinalet e UEFA Champions League që në ndeshjen e parë përballë Atalantës. Gjermanët kanë fituar me rezultat “tenistik” në Bergamo, duke mposhtur 6-1 Atalantën. Bavarezët zhbllokuan sfidën në minutën e 12-të me anë të Josip Stanisic, për të realizuar më pas edhe dy herë të tjera në minutat 22 dhe 25 me anë të Michael Olise dhe Serge Gnabry. Me rezultatin 0-3 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes. Ndërkohë, në pjesën e dytë italianët bënë disa ndryshime, duke hedhur në fushë edhe Berat Gjimshitin për të përforcuar mbrojtjen, por pa rezultat. Bavarezët shënuan edhe tre gola të tjerë, ku dy herë realizoi Jackson dhe një gol Jamal Musiala. Begamaskët shënuan golin e nderit në minutën e...
Burimi:
vizionplus.tv