Çfarë po ndodh me Brojën? Burnley “zhduk” sulmuesin kuqezi
11 Shkurt 2026 19:53 Telesport Burnley do të përballet pas pak në transfertë ndaj Crystal Palace, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të në Premier League. Në formacionet zyrtare të publikuar pak më parë, bie në sy që emri i Armando Brojës nuk gjendet askund. Në formacionin zyrtar, jo e jo, por as në listën rezervë. Po ashtu nuk ka asnjë lloj njoftimi deri tani për një dëmtim të mundshëm, ndaj është shumë e habitshme kjo mungesë informacioni për sulmuesin kuqezi. Burnley renditet në vendin e 19-të me vetëm 15 pikë dhe rënia në Championship është e pashmangshme. Në anën tjetër, Broja i transferuar me shumë bujë gjatë verës së kaluar për 23 milionë euro, ka shënuar 1 gol deri, duke qenë shumë larg pritshmërive.
Burimi:
telesport.al