Çështja “Balogun”, UEFA reagon e skandalizuar: U kalua vija e kuqe! Integriteti i futbolli, në rrezik

Çështja “Balogun”, UEFA reagon e skandalizuar: U kalua vija e kuqe! Integriteti i futbolli, në rrezik

Vendimi skandaloz i FIFA për të pezulluar skualifikimin e sulmuesit të SHBA, skuadrës së një prej vendeve organizatore të Botërorit 2026 ka sjellë edhe reagimin e UEFA e cila doli me një komunikatë për shtyp e cila e konsideron këtë vendim të FIFA si një tejkalim të vijës së kuqe. ‘Vendimi i djeshëm për të pezulluar për 1 vit skualifikimin me 1 ndeshje pezullim pas ndëshkimit me karton të kuq të Folarin Balogun kaloi vijën e kuqe-theksohet në komunikatën e publikuar nga qeveria e futbollit evropian në faqen e saj të internetit. Sipas UEFA, ka rregulla që lënë vend për interpretime, por rasti i Balogun nuk është i tillë. ‘Futbolli, ashtu si çdo sport tjetër bazohet te rregullat që janë baza për konkurrencë të drejtë,...