Carrick: S’ka vend për entuziazëm, kualifikimi në Champions nuk është vendosur ende

Carrick: S’ka vend për entuziazëm, kualifikimi në Champions nuk është vendosur ende

Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka mbetur i kënaqur nga fitorja 1-0 që skuadra e tij arriti ndaj Chelsea, që mban “djajtë e kuq” në vendin e tretë dhe në zonën Champions League. “Mendoj se fitorja ishte e merituar. Duke pasur parasysh pengesat e ditëve të fundit dhe dyshen e mbrojtësve qendrorë që vendosëm, situata ishte pak e vështirë, por mendoj se mbrojtja ishte e jashtëzakonshme në rrethana të vështira“, tha Carrick. Më tej, ai vazhdoi: “Ne dukeshim të rrezikshëm në kundërsulm. Për të ardhur në Londër dhe për të fituar duhej të ishim të disiplinuar. Ndaj, qëndrimi ynë ishte i patëmetë dhe morëm fitoren për të cilën jemi të kënaqur”. “Mendoj se luajtëm veçanërisht mirë në mesfushë. Ata kanë disa lojtarë vërtet të...