Carrick flet për tifozin që pret fitoren e pestë radhazi për të prerë flokët: Duam të fitojmë për të dhe gjithë të tjerët
10 Shkurt 2026 10:40 Telesport Manchester United ka fituar 4 ndeshjet e fundit në Premier League dhe përgatitet për një sukses të pestë, që do të ishte një “shpëtim” për një nga tifozët e “djajve të kuq”. Sot”, United do të përballet me West Ham. Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, në prag të ndeshjes së sotme, ka folur edhe për tifozin Frank Ilett. Ky i fundit po pret që ekipi i tij të fitojë pesë ndeshje radhazi përpara se të presë flokët, gjë që mund të ndodhë sot. “Jam në dijeni të kësaj. Fëmijët e mi më kanë bërë të ditur për këtë gjë. Kjo çështje nuk do të përfshihet në bisedat me ekipin nga një nivel profesional, por sigurisht që mund ta kuptoj...
Burimi:
telesport.al