Carrick “çliron nga zinxhirët” Kobbie Mainoo, mbetet me “gisht në gojë” Napoli

Carrick “çliron nga zinxhirët” Kobbie Mainoo, mbetet me “gisht në gojë” Napoli

20 Janar 2026 14:08 Alfred Lleshi Në futboll, mjafton një moment që gjithçka të ndryshojë. Kjo ndodhi me Kobbie Mainoo, i cili gjeti rilindjen me ardhjen e Michael Carrick në pankinën e Manchester United. Pas muajsh në stol nën drejtimin e Ruben Amorim, pa iu lejuar huazimi për të gjetur hapësira aktivizimi, 20-vjeçari anglez u rikthye menjëherë në ekipin e parë nga trajneri i ri, duke iu dhënë fund zërave për një transferim të mundshëm te Napoli. Titullar në derbin e Manchesterit ndaj City dhe protagonist me një paraqitje të shkëlqyer në mesfushë, Mainoo ka bindur klubin. Ai është pjesë e së tashmes dhe së ardhmes së Manchester United, mjafton të ruajë këtë nivel, shkruan “Daily Mail”. Carrick “hoqi zinxhirët” që Amorim ia kishte vendosur...