“Cardinale-Tare-Allegri, ju tregoj luftën për pushtet te Milani. Shqiptari, i sakrifikuari i parë”
Gianluca Di Marzio analizoi situatën te Milani në podcastin “Caffè Di Marzio”, duke theksuar se deklaratat e Gerry Cardinale janë sinjal i qartë se pronari dëshiron të marrë kontrollin e plotë të klubit dhe të ndërtojë “Milanin e tij” për sezonin e ardhshëm. Sipas tij, ditët në vijim do të jenë vendimtare për të kuptuar se cila palë do ta fitojë betejën e brendshme për pushtet në klubin kuqezi. Di Marzio shton se “i sakrifikuari i parë” duket se do të jetë Igli Tare, për shkak të disa operacioneve merkatoje që nuk bindën plotësisht, si rastet e Nkunku dhe Jashari. Megjithatë, ai theksoi edhe meritat e Tares: “Ishte njeriu që bindi Modric të zgjidhte Milanin”, ndërsa kroati konsiderohet një nga faktorët që e mbajti ekipin...
Burimi:
telesport.al