Capello: Te Juventusi shoh ide të paqarta, Spalletti ishte i lirë edhe verën e kaluar

Capello: Te Juventusi shoh ide të paqarta, Spalletti ishte i lirë edhe verën e kaluar

23 Mars 2026 12:19 Alfred Lleshi Pas largimit të Allegrit, skuadra bardhezi ka ndryshuar trajner dy vite radhazi gjatë sezonit. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, tha: “Kjo do të thotë vetëm një gjë: në kryesi nuk kishin ide të qarta. Kishte konfuzion. Ashtu si verën e kaluar, kur Spalletti ishte i lirë, po ashtu Palladino dhe të tjerë. Megjithatë u konfirmua Tudor, për ta larguar pas disa muajsh… Tani është Spalletti, një nga juventinët. E thotë edhe e kaluara e tij”. Capello vlerëson se ardhja e Spallettit ka sjellë një kontribut pozitiv, edhe pse disa rezultate kanë qenë të pafat. Për këtë arsye, ai mendon se klubi është bindur të vazhdojë me italianin pa pritur përfundimin e kampionatit....