Capello i shqetësuar: Amorim, hap i dyfishtë në boshllëk. Nuk e njeh Serie A, Milani në konfuzion

Capello i shqetësuar: Amorim, hap i dyfishtë në boshllëk. Nuk e njeh Serie A, Milani në konfuzion

16 Qershor 2026 12:58 Alfred Lleshi “Milani i Amorim? Është një hap i dyfishtë në boshllëk, si për të, ashtu edhe për kuqezinjtë”. Fabio Capello, ish-trajner historik (Milan, Real Madrid, Angli e të tjera) dhe sot opinionist televiziv, nuk bën kompromis në intervistën për “Gazzetta dello Sport”. Tema është zgjedhja e Ruben Amorim si trajner i Milanit pas largimit të Massimiliano Allegrit, me firmën e kontratës deri në 2028: “Kam dëgjuar shumë emra, të gjithë të ndryshëm mes tyre në kombësi, stil loje, ide. Mendoj se kjo tregon konfuzionin që mbizotëron te Milani. Amorim që kam parë në Lisbonë më kishte bindur, por duhet parë edhe puna e tij në Manchester. Më duket sikur gjithçka i është lënë pak rastësisë”. Duke folur për dy eksperiencat...