Calhanoglu: E nisëm mbarë sezonin e ri, mund të rivalizojmë si në Itali ashtu dhe në Europë

Calhanoglu: E nisëm mbarë sezonin e ri, mund të rivalizojmë si në Itali ashtu dhe në Europë

26 Gusht 2026 13:30 Telesport Mesfushori turk Hakan Calhanoglu ishte ai që realizoi golin e parë në Serie A këtë sezon, duke shënuar një nga 4 golat e Inter në fitoren 4-1 ndaj Monza, në ndeshjen hapëse të kampionatit. I intervistuar nga mediat italiane, turku sheh me optimizëm përpara drejt sezonit që sapo nisi: “Duam të fitojmë përsëri dhe të dominojmë në Serie A. Kjo fitore në javën e parë na jep më shumë besim për të ardhmen” “Gradualisht do të jemi në 100% të formës dhe mendoj se kemi një skuadër më kompetitive se vitin e kaluar, për të rivalizuar kudo për trofe. Ky besim që kemi na jep shtysë si në Itali ashtu dhe në Europë”, tha Calhanoglu.