C.Ronaldo fiton çmimin e radhës dhe tregon objektivin e madh që ka deri në fund të karrierës

C.Ronaldo fiton çmimin e radhës dhe tregon objektivin e madh që ka deri në fund të karrierës

28 Dhjetor 2025 20:11 Telesport Cristiano Ronaldo ishte një nga fituesit në ceremoninë e përvitshme në fundvit të “Globe Soccer Awards”. Ylli portugez fitoi çmimin ‘Lojtari më i Mirë i Lindjes së Mesme’. Në deklaratën e tij para gjithë të pranishmëve në sallë, Cristiano Ronaldo zbuloi edhe njëherë tjetër objektivin e madh që ka për pjesën e mbetur të karrierës, që është shënimi i 1000 golave. “Ju e dini cili është qëllimi im. Dua të fitoj më shumë trofe dhe të arrij NUMRIN që ju të gjithë e dini. Do ta arrij atë NUMËR me siguri… Nëse nuk ka lëndime, inshallah”, tha ylli portugez. Deri tani, Ronaldo ka shënuar 957 gola në karrierë. Po ashtu, një tjetër synim është edhe suksesi me Portugalinë ne Kupën...