Bylisi gabon me rivalët, zhgënjimi nga merkato ia bën mbijetesën edhe më të vështirë

Bylisi gabon me rivalët, zhgënjimi nga merkato ia bën mbijetesën edhe më të vështirë

Bylisi pësoi humbjen e dytë brenda pak ditësh, teksa u mundën në transfertë nga Flamurtari. Megjithatë, nga dje ekipi ka nisur të fokusohen te sfida ndaj Egnatias në shtëpi. Bylisi jo vetëm që nuk e mbylli mirë vitin 2025, por as nisja e 2026-s në kampionat nuk ka qenë pozitive. Në tri ndeshjet e para të këtij viti ngushëllohen vetëm me një kualifikim të vuajtur në Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit. Në kampionat, Bylisi ende nuk ka provuar shijen e pikës për 2026-ën. Në dy përballje direkte me rivalë për mbijetesën, si Tirana dhe Flamurtari, Bylisi u mund. Kjo i ka futur në një krizë rezultatesh dhe ka komplikuar ndjeshëm garën për qëndrimin në elitë. Gabimet ndaj kundërshtarëve direktë kanë bërë që beteja për mbijetesën...