Brazili, gati rinovimi i Ancelottit deri në vitin 2030. Firma në kontratë para Botërorit

Brazili, gati rinovimi i Ancelottit deri në vitin 2030. Firma në kontratë para Botërorit

8 Maj 2026 7:57 Alfred Lleshi Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, do të rinovojë për 4 vite, çka do ta mbajë në krye të kombëtares braziliane deri në Botërorin 2030. Këtë e konfirmoi Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF). Trajneri italian e mori drejtimin e Brazilit vitin e kaluar dhe siguroi kualifikimin në Kupën e Botës, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Trajneri 66-vjeçar ka muaj që negocion me CBF për zgjatjen e marrëveshjes aktuale. Presidenti i CBF, Samir Xaud, deklaroi se është “i sigurt” që rinovimi do të zyrtarizohet para Kupës së Botës”. Ai shtoi se CBF dhe avokatët e Ancelottit po shqyrtojnë disa detaje të kontratës së re. Italiani e ka shprehur disa herë gatishmërinë për të vazhduar...