Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

Brazili ka siguruar kualifikimin në fazën e 32 ekipeve më të mira. “Selecaos” kaluan më tej si kryesues të Grupit C, me 7 pikë, po aq sa Maroku i vendit të dytë. Kombëtarja e drejtuar nga Carlo Ancelotti, triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Skocisë. Shkëlqeu Vinicius me dy gola në pjesën e parë, ndërsa Cunha vulosi rezultatin me golin e tretë në minutën e 60-të. Brazili e mbylli si kryesues, falë golavarazhit, duke lënë pas Marokun, ndonëse me pikë të barabarta. Skocia mbetet në vendin e tretë me 3 pikë dhe mbetet në pritje, ndërsa mund të kualifikohet si një nga vendet e treta më të mira. Në sfidën tjetër, Maroku triumfoi 4-2 me përmbysje ndaj Haitit, në një ndeshje spektakolare. Pjesa e...