Brazili dhe Norvegjia dhurojnë spektakël në pjesën e parë, por mungon goli
Pjesa e parë mes Brazilit dhe Norvegjisë është mbyllur në barazim 0-0, në sfidën që po luhet në “MetLife Stadium”. Norvegjezët gjetën golin që në minutën e 4-të, me Patrick Berg, pas një asisti të Alexander Sorloth, por goli u anullua për pozicion të dukshëm jashtë loje. Në minutën e 10-të, Matheus Cunha pengohet në zonë nga qendërmbrojtësi nordik, Kristoffer Ajer. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet në ekran dhe tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Topin e kishte në duar Vinicius Junior, por në fund ia jep Bruno Guimaraes, goditja e të cilit ndalet nga portieri i Norvegjisë, Nyland. Një ekzekutim shumë i dobët nga mesfushori brazilian. Në minutën e 24-të, Brazili kishte një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, pas...
Burimi:
telesport.al