Botërori “pushton” një teatër romak 1900-vjeçar, mijëra tifozë krijojnë spektakël të paharrueshëm në agim
Botërori 2026 vazhdon të dhurojë emocione jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në tribunat më të pazakonta të planetit. Këtë herë, në qendër të vëmendjes nuk ishte një stadium modern, por Teatri Romak i Amanit, ku mijëra tifozë jordanezë u mblodhën në orën 05:00 të mëngjesit për të ndjekur kombëtaren e tyre në Kupën e Botës. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave ndërkombëtare. Nën dritën e agimit, shkallët prej guri të një monumenti rreth 1.900-vjeçar u mbushën me tifozë të veshur me ngjyrat kuqe, bardhë, jeshile dhe të zeza të Jordanisë. Atmosfera ishte elektrizuese, ndërsa historia dhe futbolli u bashkuan në një skenë që rrallë shihet në sport. Teatri Romak i Amanit, i ndërtuar në shekullin II pas Krishtit, gjatë...
Burimi:
telesport.al