Botërori nis me gola dhe kartonë të kuq, Meksika bën detyrën
Botërori 2026 ka nisur me spektakël në ndeshjen hapëse, që u dhurua vetëm nga Meksika. Në “Azteca”, organizatorët arritën të triumfonin me rezultatin 2-0, duke e nisur me tre pikë këtë Kupë Bote. Takimi hapës u zhbllokua që në minutën e 9-të nga Quinones, duke sjellë festë në të gjithë popullin meksikan. “Bafana Bafana” nuk reagoi dot siç duhet, ndërsa në minutën e 50-të ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Sithole. “Aztekët” përfituan në maksimum nga avantazhi i lojtarëve dhe në minutën e 67’, Raul Jimenez mbylli llogaritë duke shënuar një gol me kokë. Ndërkohë, çdo gjë u katranos për Afrikën e Jugut në minutën e 84’, pas daljes me karton tjetër të kuq, kësaj radhe për Zwane. Gjithsesi, edhe...
Burimi:
javanews.al