Botërori: Ja sa do të arkëtojë ekipi fitues dhe si do të ndahen të ardhurat mes 48 shteteve pjesëmarrëse
Kupa e Botës është gati të fillojë në Amerikën e Veriut, me më shumë premio për ekipet pjesëmarrëse se kurrë më parë. Pas takimit të këshillit të FIFA-s, në Vankuver, në prill, kontributi financiar u rrit nga 727 milionë dollarë fillestarë në 871 milionë dollarë, dyfishi i edicionit të Katarit. Bonuset e kualifikimit u rritën gjithashtu. Kjo shumë do të shpërndahet si premio midis 48 vendeve pjesëmarrësve. Ekipet kombëtare të kualifikuara kanë të drejtë për 10 milionë dollarë secila dhe, në përgatitje për Kupën e Botës, do të marrin 2.5 milionë dollarë shtesë për ekip. Kjo nuk është e gjitha: Siç njoftoi FIFA, 16 milionë dollarë shtesë do t’u shpërndahen ekipeve. Kjo shumë mbulon shpenzimet e delegacionit dhe rritjen e shitjeve të biletave. Kjo e...
Burimi:
telesport.al