Botërori i F1 nis me triumfin e Mercedes, Rasëll ‘Çmimi i Madh’ i Australisë

Botërori i F1 nis me triumfin e Mercedes, Rasëll ‘Çmimi i Madh’ i Australisë

Botërori 2026 në Formula 1 nis me shenjën e Mercedes. Në Melbourn (Australi), Xhorxh Rasëll mori fitoren e parë para shokut të skuadrës Andrea Kimi Antoneli.Pas tyre erdhën piotët e Ferrarit Sharles Leklerk dhe Luis Hamilton. Ishte një fundjavë perfekte për Mercedes të drejtuar nga Toto Volf . Piloti anglez Rasëll dhe makina e tij shihen si ‘binomi’ më i mirë këtë sezon, dhe ai e vërtetoi këtë fundjavë. Pavarësisht një nisjeje që e pa Ferrarin në krye, Rasëll arriti të mbizotëronte me një ritëm të lartë, duke marrë në shtëpi fitoren e gjashtë të karrierës së tij në F1. Histori e ngjashme për Andrea Kimi Antoneli, i cili përfundoi pa probleme i dyti pavarësisht një nisjeje disi të vështirë, por me një ritëm të...