Botërori i ardhshëm do të jetë si kurrë në parë, 6 ekipe të kualifikuara dhe do të luhet në 3 kontinente

Botërori i ardhshëm do të jetë si kurrë në parë, 6 ekipe të kualifikuara dhe do të luhet në 3 kontinente

Kupa e Botës përfundoi pak ditë më parë dhe tani vëmendja ka shkuar te edicioni i radhës, që do të zhvillohet në vitin 2030. Botërori i ardhshëm përkon me 100 vjetorin e krijimit të këtij kompeticioni, që për herë të parë u zhvillua në vitin 1930. Për këtë arsye, FIFA ka menduar diçka të veçantë për organizimin e tij. Si asnjë herë më parë, Kupa e Botës do të zhvillohet në 3 kontinente: Europë, Amerikë e Jugut, Afrikë. Përpos Spanjës, Portugalisë dhe Marokut, të cilat kanë fituar zyrtarisht të drejtën për të mirëpritur Kampionatin Botëror, listës i janë shtuar së fundmi edhe Argjentina, Uruguaji dhe Paraguaji. Uruguaji është përzgjedhur për faktin se ishte vendi që organizoi Kupën e Botës 1930, të cilën edhe e fitoi...