Botërori/ Gjatë këndimit të himneve të 26 lojtarët rreshtohen në fushë
Vijojnë të dalin rregulla të reja nga FIFA, në prag të Botërorit. Në Kupën e Botës për herë të parë të gjithë 26 lojtarët do të dalin në fushë gjatë intonimit të himneve shtetërore. Kështu ka njoftuar FIFA të premten. “Të gjithë lojtarët që janë të pranishëm në ditën e ndeshjeve, do të dalin në pah”, ka njoftuar FIFA. “Gjatë himneve shtetërore të gjithë 26 lojtarët e secilës përfaqësuese do të mblidhen në rreth dhe secili prej tyre, jo vetëm titullarët, mund ta përjetojnë momentin simbolik me plot krenari dhe emocion si përfaqësues të shtetit të tyre në skenën globale”. Lojtarët do të jenë me përcjellje të fëmijëve dhe tinejxherëve teksa hyjnë në fushë, ku do të ketë flamuj të mëdhenj dhe flamuj të vegjël,...
Burimi:
sot.com.al