Zëvendësimet e shpejta dhe VAR për kartonët e verdhe dhe goditjet e këndit, zyrtarizohen rregullat e reja të FIFA

Zëvendësimet e shpejta dhe VAR për kartonët e verdhe dhe goditjet e këndit, zyrtarizohen rregullat e reja të FIFA

Tani është zyrtare; FIFA bën të ditur rregullat e reja për Botërorin 2026 që përfshijnë zëvendësimet e shkojnë deri te kartonët e dytë të verdhë. Në mënyrë të detajuar për kompeticionin më të rëndësishëm është vendosur që të përpilohen këto rregulla: – Zëvendësimet e shpejta: futbollisti që do të zëvendësohet ka maksimumi 10 sekonda kohë për të lënë fushën e lojës, nëse ai merr më shumë kohë, atëherë lojtari që do të aktivizohet në vend të tij do të duhet të presë 1 minutë përpara se të hyjë në fushë duke e lënë përkohësisht skuadrën me 10 futbollistë – Kontrolli i kohës për rinisjet e lojës; do të aplikohet një timer prej 5 sekondash për rivëniet anësore dhe ato nga vija fundore. Nëse kalohet kjo...