U la jashtë listës së Brazilit për miqësoret e marsit, Neymar ‘shpërthen’ ndaj Ancelottit: Nuk mund të hesht për këtë

U la jashtë listës së Brazilit për miqësoret e marsit, Neymar ‘shpërthen’ ndaj Ancelottit: Nuk mund të hesht për këtë

Ylli brazilian Neymar ka shprehur zhgënjimin e tij pasi nuk u përfshi në listën e Kombëtares së Brazilit për ndeshjet miqësore ndaj Francës dhe Kroacisë, të përzgjedhura nga trajneri Carlo Ancelotti. Sulmuesi u shpreh hapur për ndjenjat e tij, duke theksuar se vendimi e ka prekur emocionalisht. “Jam i mërzitur dhe i trishtuar që nuk jam thirrur. Nuk mund të hesht për këtë,” deklaroi ai për MadHouseTV, pas një ndeshjeje në Kings League. Megjithatë, Neymar theksoi se mbetet i përqendruar në rikthimin e formës optimale fizike dhe në objektivat afatgjata. “Fokusi im mbetet i njëjtë: ditë pas dite, stërvitje pas stërvitjeje dhe ndeshje pas ndeshjeje,” u shpreh ai, duke shtuar se lista përfundimtare për kompeticionet e ardhshme është ende e hapur. Pavarësisht zhgënjimit, lojtari i...