Turqia përballë Kosovës, Montella ka vendosur për formacionin

Turqia përballë Kosovës, Montella ka vendosur për formacionin

Mbrëmjen e së martës do të jetë sfida vendimtare për një vend në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës që do të mbahet verën e këtij viti. Ashtu sikurse Dardanët edhe Turqia po bën përgatitjet për këtë përballje me trajnerin Vincenzo Montella që duket se ka vendosur për formacionin që do të hedhë në fushën e lojës për të thyer Kosovën dhe për të siguruar pjesëmarrjen në botëror, ku Turqia mungon prej 24 vitesh. Sipas asaj që publikohet në median turke, trajneri italian duket se do të bëjë vetëm një ndryshim në krahasim me ndeshjen ndaj Rumanisë. Mësohet se Montella pritet të hedhe në fushën e lojës Zeki Çelik në krahun e djathtë të mbrojtjes me futbollistin që është riaftësuar nga një dëmtim që kishte...