Turqia dhuron spektakël, ‘poker’ golash në miqësoren me Maqedoninë e Veriut

Turqia dhuron spektakël, ‘poker’ golash në miqësoren me Maqedoninë e Veriut

Turqia dhuron spektakël në ndeshjen e saj miqësore te zhvilluar në prag të kampionatit botëror të futbollit që po afron gjithnjë e më shumë. Skuadra e Vincenzo Montellas nuk pati aspak mëshirë në përballjen me Maqedoninë e Veriut  duke e mundur me rezultatin e thellë 4-0 duke vendosur kandidaturën e saj si një prej skuadrave zbulim të këtij edicioni të Kupës së Botës. Turqisë i mjaftuan vetëm 2 minuta lojë për të zhbllokuar rezultatin në 1- me golin e shënuar nga  Orkun Kokcu. Një gol që mesa duket e ndezi akoma më shumë skuadrën turke që në minutën e 16 dyfishoi shifrat me Can Uzun. Me rezultatin 2-0 skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes, ndërkohë që edhe në pjesën e dytë Turqia nuk u ndal....