Topi i Botërorit do të jetë me karikim, sinjalizon 500 të dhëna në sekondë dhe ka një bateri që nuk “lodhet” kurrë.
Kur mendojmë për topin e futbollit, na vjen ndërmend diçka e thjeshtë: lëkurë, ajër dhe qepje. Por topi zyrtar i Kupës së Botës 2026, i pagëzuar me emrin Adidas Trionda, shënon ndryshimin më të madh teknologjik në historinë e futbollit: ai kërkon karikim elektrik përpara çdo takimi. Një emër me histori simbolike Emri “Trionda” është një ndërthurje mes parashtesës “tri-” (për tri vendet nikoqire) dhe fjalës spanjolle “onda”, që do të thotë valë ose ritëm. Çdo panel mban ngjyrat e vendeve organizuese – të kuqe, blu dhe jeshile – të cilat bashkohen në formë trekëndëshi në qendër, duke simbolizuar unitetin e tri kombeve për herë të parë në një organizim të tillë. Çdo vend përfaqësohet përmes simboleve të gdhendura si teksturë në sipërfaqen mat të...
Burimi:
top-channel.tv