Shi dhe temperatura të ulëta në Zenicë/ Kupa e Botës e Italisë shndërrohet në ferr, si priten të rreshtohen “Azzurrët” kundër Bosnjës

Shi dhe temperatura të ulëta në Zenicë/ Kupa e Botës e Italisë shndërrohet në ferr, si priten të rreshtohen “Azzurrët” kundër Bosnjës

Të martën në Zenicë, Italia do të përballet me Bosnjën në finalen e ndeshjeve eliminatore për Kupën e Botës, pas një mungese 12-vjeçare nga turneu më i madh i futbollit. Por për të arritur “parajsën” e një kualifikimi, skuadra e Gattusos do të duhet të kalojë përmes një ferri të vërtetë. Moti nuk do të jetë aleat: priten shi dhe temperatura të ulëta, ndërsa fusha, sipas raporteve, është e shëmtuar dhe e mirëmbajtur dobët. Edhe stadiumi i Zenicës nuk premton shumë komoditet për skuadrën italiane, që do të përballet jo vetëm me kundërshtarët dhe tifozët e zjarrtë, por edhe me kushte jashtëzakonisht të vështira. Gattuso duket se do të mbështetet kryesisht te titullarët e zakonshëm, me një dyshim të vetëm në mesfushë midis Locatellit dhe...