Pulisic sfidon rivalët para debutimit në Botëror: Ky është momenti ynë, mund të konkurrojmë me këdo
Kapiteni i kombëtares së Shteteve të Bashkuara, Christian Pulisic, ka dërguar një mesazh të fortë për rivalët përpara ndeshjes së parë të SHBA-së në Kupën e Botës kundër Paraguait, duke deklaruar se skuadra e tij është gati të sfidojë çdo kundërshtar. Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, ylli i Milanit u shpreh plot besim për potencialin e ekipit amerikan. “Ne nuk kemi frikë. Ky është momenti ynë. Duam të jemi një forcë e vërtetë në këtë Kupë Bote dhe të tregojmë se mund të konkurrojmë me këdo,” tha Pulisic. Futbollisti amerikan foli edhe për marrëdhënien e tij me mesfushorin Weston McKennie, me të cilin ka luajtur që në moshë të re. “Jemi rritur së bashku. Tani luajmë në nivelet më të larta në Itali,...
Burimi:
top-channel.tv