Playoff-i i Botërorit/ Verdiktet e ndeshjeve të tjera, Bosnja, Danimarka, Suedia dhe Çekia ende në garë për një vend në Kupën e Botës

Playoff-i i Botërorit/ Verdiktet e ndeshjeve të tjera, Bosnja, Danimarka, Suedia dhe Çekia ende në garë për një vend në Kupën e Botës

Mbrëmja e 26 marsit dha të gjitha verdiktet e gjysmëfinaleve të raundit të playoffit teksa janë përcaktuar skuadrat që siguruan finalet për të diskutuar vendin e tyre në fazën finale të Botërorit të SHBA, Kanadasë dhe Meksikës. UELLS-BOSNJE 2-4(pas penalltive), 1-1( koha e rregullt dhe shtesa) Do të jetë Bosnje Hercegovina ajo që do të përballet me Italinë në finalen për një biletë në botërorin e kësaj vere. Edin Dzeko me shokë triumfuan pas gjuajtjes së penalltive duke shkaktuar edhe surprizën në këtë raund të gjysmëfinaleve të playoffit. Në pjesën e parë dominuan vendasit që goditën edhe shtyllën me ëilson. Në fillimin e pjesës së dytë, Uellsi mori avantazhin me Daniel James. U duk se uellsianët po shkonin drejt triumfit, por në minutën e 86,...