Përplasje totale mes Uellsit dhe Bosnjes në prag të ndeshjeve të play off-it, shkaku është mesfushori Tahirovic

Përplasje totale mes Uellsit dhe Bosnjes në prag të ndeshjeve të play off-it, shkaku është mesfushori Tahirovic

Një prej ndeshjeve të playoffit të Botërorit është edhe ajo mes Uellsit dhe Bosnjes, kundërshtaret e mundshme të Italisë për në finale. Por në prag të kësaj ndeshjeje, këto dy skuadra janë përfshirë në polemika të forta dhe shkaku është mesfushori Benjamin Tahirovic, aktualisht në radhët e Brondby dhe pjesë e kombëtares boshnjake. Në 4 ndeshjet e fundit, Tahirovic është aktivizuar vetëm 13 minuta nga trajneri uellsian e Brondbt Steve Cooper dhe kjo ka zemëruar trajnerin e Bosnjes, Sergej Barbarez ‘Tahirovic më tha gjëra që janë në kufijtë e të pabesueshmes-tha Barbarez në konferencë për shtyp- që ndoshta kanë lidhje të ngushtë me kombësinë e trajnerit të klubit të tij. Edhe pse Cooper i uroi fat për gjithçka, por jo për ndeshjen e kombëtares’ Por...