Në prag të Botërorit, Prokuroria e Texasit hap hetime ndaj FIFA për biletat e ndeshjeve në Dallas e Houston

Në prag të Botërorit, Prokuroria e Texasit hap hetime ndaj FIFA për biletat e ndeshjeve në Dallas e Houston

Prokuroria e Texasit bëri të ditur këtë të martë se ka hapur një hetim kundër FIFA pas disa denoncimeve të para për shitjen e dyshuar mashtruese të biletave të ndeshjeve që janë programuar të luhen në Dallas dhe Houston dhe kjo ndodh kur kanë mbetur më pak se 48 orë nga fillimi i kompeticionit. Përmes një komunikate, autoritetet teksane bënë të ditur se disa persona u mashtruan në lidhje me vendet e  tyre në biletat e blera, gjë që përbën një thyerje të ligjeve komerciale në Texas. Më konkretisht, prokuroria thekson se në një denoncim që kishte marrë, një tifoz kishte paguar  për bileta të kategorisë 1, më e larta me pamje ‘premium’ në fushë, por pas mbylljes së procesit të blerjes, FIFA kishte ndryshuar...