Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, me sytë drejt një rekordi historik të botërorëve që mbahet nga një futbollist mitik gjerman

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, me sytë drejt një rekordi historik të botërorëve që mbahet nga një futbollist mitik gjerman

Botërori i SHBA, Kanadasë dhe Meksikës është gati të ngrejë siparin e tij me yjet e futbollit që kanë nisur tashmë të ëndërrojnë ngritjen e trofeut më të lakmuar në New York. Aty historia do të presë një vend, një skuadër kombëtare, e megjithatë përtej aspektik kolektiv ka edhe sfida të tjera brenda këtij kompeticioni, sfida të mëdha që mund të rishkruajnë historinë e futbollit. Lionel Messi dhe Kylian Mbappe janë dy lojtarë që do të kenë një vëmendje shumë të madhe. Argjentinasi dhe francezi janë dy prej favoritëve për të fituar turneun, por kjo shkon edhe përtej kësaj. Të dy futbollistit mund të arrijnë diçka unike, mund të vendosin një rekord që do t’i bënte goleadorët më të mirë në historinë e botërorëve. Rekordi...