Franca në alarm për Saliba, dëmtimi i pësuar në finalen me PSG u rëndua mund të humbasë Botërorin
Prania e William Saliba në Botërorin e kësaj vere është gjithnjë e më shumë në fije të perit pas rëndimit të dëmtimit që pësoi në finalen e Ligës së Kampioneve ku ishte titullar. Sipas Foot Mercato, mbrojtësi për momentin nuk është i disponueshëm dhe përsonat pranë tij kanë frikë se ky dëmtim nuk do ta lejojë të udhëtojë për në SHBA. Nëse do të konfirmohet mungesa e Saliba, për Didider Deschamps do të jetë një problem shumë i madh pasi futbollisti i Arsenalit është një titullar i padiskutueshëm te skuadra nënkampione e borës. Në finalen ndaj Paris Saint Germainit, mbrojtësi zhvilloi një ndeshje të madhe, por luajti mes dhimbjesh për 120 minuta. Edhe pse luajti në gjendjen më të mirë të mundshme, shqetësimet u rënduan...
Burimi:
top-channel.tv