FIFA planifikon revolucion në futboll, një lojtar nën 21 vjeç mund të bëhet i detyrueshëm në formacion
FIFA po shqyrton mundësinë për ta bërë të detyrueshme praninë e të paktën një lojtari nën moshën 21 vjeç në formacionin titullar. Siç bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, ky propozim është hartuar tashmë nga komisione të ndryshme dhe ka shumë gjasë të nisë zbatimin nga viti 2027. Ky synim i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) për t’i detyruar klubet që të kenë në fushë në çdo moment të paktën një lojtar U21, pritet të shkaktojë një “tërmet” të vërtetë në botën e futbollit. Ky nuk është thjesht një projekt teorik, por një plan i detajuar. Konsultimet e para janë kryer tashmë dhe Këshilli i FIFA-s ka dhënë miratimin fillestar. Burime pranë organizatës, të cilat folën në kushte anonimiteti, bënë me dije se mbrëmjen e së hënës...
Burimi:
top-channel.tv