FIFA, Gianni Infantino në Vancouver, policia refuzon kërkesën për një super shërbim sigurie
Policia e Vancouver refuzoi kërkesën e FIFA, për t’i ofruar presidentit Gianni Infantino që gjendet në qytet për Kongresin e organizmit, një shërbim sigurie të nivelit të katërt. Që do të thotë një shërbim sigurie vetëm pak nën nivelin e Papës dhe i njëjtë me atë të Presidentit të SHBA dhe që është superior ndaj atij të ofruar nga kryeministri kanadez, Mark Carney. ‘Kortezhet zyrtare për të cilat bllokohet trafiku iu rezervohen krerëve të shteteve-tha një punonjes në raportet me median i Departamentit të Policisë së Vancouverit për ‘The Independent’-duke qenë se drejtuesit e FIFA nuk i plotësojnë standardet e personave me mbrojtje në nivel ndërkombëtar, kërkesa u refuzua’. Ndërkaq, FIFA, kur u pyet në lidhje me këtë kërkesë deklaroi se Infantino nuk ishte i...
Burimi:
top-channel.tv