Edicioni më revolucionar në historinë e futbollit/ Nga grupet te ndeshjet më delikate, gjithçka duhet të dini rreth Botërorit 2026

Edicioni më revolucionar në historinë e futbollit/ Nga grupet te ndeshjet më delikate, gjithçka duhet të dini rreth Botërorit 2026

Botërori 2026 premton të jetë një nga edicionet më spektakolare dhe novatore në historinë e futbollit. Për herë të parë, faza finale e turneut do të organizohet nga tre vende njëkohësisht – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja – ndërsa do të shënojë edhe zgjerimin historik të kompeticionit nga 32 në 48 skuadra pjesëmarrëse. Turneu do të nisë më 11 qershor 2026 në stadiumin Mexico City Stadium me ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 19 korrik në MetLife Stadium. Në total, tifozët do të shijojnë 39 ditë garë dhe 104 ndeshje. Formati i ri i Botërorit Botërori 2026 do të ketë 12 grupe me nga katër skuadra secili. Dy ekipet e para të...